DJALLUSH m.

1. mit. I vogli i djallit; djall i vogël (sipas besimeve të kota e paragjykimeve fetare).

2. bised., keq. Djalë (zakonisht i mitur) shumë i prapë, ngatërrestar e smirëzi; mistrec.

3. bised. edhe përk. Djalë (zakonisht i mitur) shumë i zgjuar, i mprehtë e i shkathët.


DJALLUSH mb. bised,

1. keq. Shumë i keq, ngatërrestar e smirëzi (zakonisht për njerëz që janë në moshë të re).

2. edhe përk. Shumë i zgjuar, i mprehtë e i shkathët (zakonisht për fëmijët e të rinjtë).