DJEGËSIRË f.

1. Të qenët djegës, vetia e diçkaje që të djeg; shija ose era djegëse që ka diçka. Djegësira e hudhrës (e qepës). Ka djegësirë të fortë. I jep një djegësirë. Nuk e duron dot djegësirën.

2. kryes. ~A, ~AT. Perime e ushqime të tjera që të djegin kur i ha (si p.sh. qepët, hudhrat, specat djegës, piperi etj.). S'i ha djegësirat.

3. edhe ~A, ~AT. Urth i lehtë në stomak, që shkaktohet nga mos tretja e ushqimeve, nga thartira a nga pije të ndryshme etj.; ndijimi i diçkaje që të djeg në një pjesë të trupit. I vjen djegësirë. Ka një djegësirë në fyt (në lëkurë, në sy).

4. Mot i nxehtë, kur dielli përvëlon.

5. fig. Diçka që të prek, që s'të pëlqen, të shqetëson e të hidhëron (për fjalët që të thotë dikush, për vërejtjet, qortimet etj.). Fjalë plot djegësirë.