DJEGSHMËRI f. libr.

Të qenët i djegshëm, vetia që ka diçka për t'u ndezur e për t'u djegur; shkalla e kësaj vetie. Djegshmëri e madhe (e ngadaltë, e vogël, e dobët). Djegshmëria e duhanit. Rritet (ulet) djegshmëria. Ka djegshmëri. Ndikon në djegshmërinë.