DJERROJ jokal.

1. Mendoj a bisedoj për diçka pa pasur asnjë fryt a dobi, marr nëpër gojë dikë a diçka me kot e pa dobi; vras mendjen e s'nxjerr gjë në krye, e kaloj kohën me shestime të kota. Ç'po djerron? Djerron punët e hallkut (e të tjerëve). Djerron për sot e për mot.

2. kal. Sajoj, bluaj me mend diçka për t'i bërë keq dikujt; trilloj ndonjë ndodhi dhe e rrëfej si të vërtetë. Kushedi se ç'djerron.