DJERSIT jokal.

1. Më dalin djersë, mbulohem me djersë. Djersit shumë. S'para djersit. Djersit kur fle. I djersiti balli. I djersitin duart (këmbët).

2. vet. veta III. Mbulohet me një shtresë të lagët shumë të hollë a me bulëza uji, kur e prekin avujt e nxehtë. Djersitën xhamet (muret). Djersiti gota. Djersiti shkëmbi.

3. vet. veta III. Rrjedh shumë pak, pikon; kullon a lëshon lagështi, qan. Djersit shtamba.

4. vet. veta III. Mugullon, bulon (për barin); sapo fillon të dalë (zakonisht për mustaqet). Paska djersitur bari. I ka djersitur mustaqja.

5. fig. Punoj shumë, përpiqem së tepërmi për të arritur diçka, derdh mund e djersë në një punë; mundohem, lodhem tepër. Pa djersitur nuk zbukurohet vendi. Duhet të djersitim që ta vëmë punën përpara.

6. kal. E bëj që t'i dalin djersë, i nxjerr djersë. E djersiti kalin. E djersiti bari (ilaçi). Na djersiti e përpjeta.

7. kal. fig. E lodh shumë dikë, e mundoj tepër, i nxjerr djersë. Vërtet na djersiti ca, por e mbaruam shpejt.

  • S'i ka djersitur (s'i ka dalë) ende (mirë) mustaqja është i ri akoma, nuk është rritur akoma mirë, nuk është burrëruar ende (për një djalë të ri); është akoma i papjekur, nuk është rrahur me jetën.