DOBËSOJ kal.

E bëj të dobët ose më të dobët dikë a diçka (sipas kuptimeve 1-12, 14-18 të këtij mbiemri); kund. forcoj, fuqizoj. Pijet alkoolike ta dobësojnë organizmin (zemrën, kujtesën). I dobësoi vapa fëmijët. Ia dobësoi pleqëria sytë (veshët). I ka dobësuar ca ngrica (thatësira) bimët. I dobësoi dielli perdet. Ia dobësoi dritën (ngjyrat, shkëlqimin). Prita ia dobësoi dallgët. E dobësoi uthullën (verën, rakinë). E dobësuan armikun (kundërshtarin). I dobësoi sulmet (përpjekjet, veprimet). Çorganizimi e dobëson ekonominë (shtetin, ndërmarrjen, kooperativën). Të mos e dobësojnë punën (disiplinën, kontrollin, kritikën)! I dobësuan lidhjet (marrëdhëniet). Nuk ia dobësoi vullnetin (dëshirat, dashurinë, shpresat).