DOGRAMA f.

1. Dërrasë e trashë për dysheme, dyer etj., së cilës i bëhet anash një kanal gjatësor ose i bëhen kllapa për t'u puthitur mirë me dërrasat e tjera; diçka e bërë me dërrasa të tilla. Dysheme (derë) me dograma. Dollap me dograma.

2. për. mb. I puthitur a i mbyllur mirë me pjesët e tjera prej dërrase pa qenë i mbërthyer me gozhdë (për dërrasat e dyshemeve, të dyerve etj.) E do dograma dollapin. E bëri dograma dyshemenë.