DOLLMA f. gjell.

1. Gjellë e përgatitur me mish të grirë, me qepë, me oriz, me erëza etj., që mbështillen me fletë lakre, me fletë hardhie etj. dhe zihen me pak ujë; japrak.

2. krahin. Gjellë që bëhet me të brendshmet e bagëtive dhe me copa kulaçi a buke, kapama.