DONKISHOT m. libr., keq.

Njeri i shkëputur nga jeta e gjallë, i cili rron me ëndrra, lufton më kot për ideale e qëllime të paarritshme sa bëhet qesharak e për të ardhur keq (sipas emrit të Don Kishotit, heroit të romanit të njohur të shkrimtarit spanjoll M. Servantes).