DORËJASHTË mb.

1. Që nuk është përzier në një punë, në një çështje, në një ngatërresë etj. ose që s'ka të bëjë me të. Ai ishte dorëjashtë. Secila palë e quante veten dorëjashtë.

2. përd. ndajf. Pa u përzier në një punë, në një çështje, në një ngatërresë etj. Qëndroi (mbeti) dorëjashtë.