DORËZ f.

1. shih DOREZ/Ë, ~A 1,2. Dorëza leshi (pambuku). Dorëza e çikrikut (e çadrës, e ziles, e thikës).

2. Tufë kallinjsh, bari, kashte, thuprash etj. Sa mund të kapë dora. Dorëz gruri (misri, duhani, bari). Dorëz purtekash. Mori (këputi, mblodhi) një dorëz. Lidhin dorëzat.

3. Kapaku i mëngës së këmishës ku mbërthehet kopsa.

4. Copë djathi pak a shumë e rrumbullakët, sa merret nga napa ku është piksur. Një dorëz djathë.

  • Ta jep kaun në vorbë dhe shpatën pa dorëz shih te VORB/Ë,~A.