DORËZANË m.

Ai që zotohet të përmbushë detyrimet që merr përsipër një tjetër, në qoftë se ky s'i plotëson; ai që siguron, duke marrë mbi vete çdo përgjegjësi, se dikush do t'i plotësojë detyrimet e veta, se do të veprojë ashtu siç kërkohet prej tij etj. U bë (hyri) dorëzanë.