DORAK m.

1. Doreza e parmendës; doreza a vegja e një vegle, e një mjeti ose e një përdorëseje. Doraku i parmendës. Doraku i sharrës (i kosës). Plug me dy dorakë.

2. Pjesa e kthyer e bastunit, ku mbështetet dora; bastun me një pjesë të tillë të kthyer.

3. sport. Peshë si rruzull me një dorezë ose dy pesha të tilla të lidhura midis tyre me një bosht të lakuar, që kapet e shtrëngohet me dorë për të bërë ushtrime të ndryshme gjimnastikore. Ngre dhe ul dorakët.


DORAK mb.

Që ka dorezë, që është me dorak. Kandil dorak. Parmendë (kosë) dorakë.