DORAS m.

1. Ai që vriste dikë me dorën e vet (kështu quhej në çastin e vrasjes dhe gjatë gjyqit); gjakës. E zunë dorasin. Me i keq gërgasësi se dorasi. fj. u.

2. Shkaktari i vërtetë për një të keqe, autori i një faji etj.; fajtori.


DORAS ndajf.

1. Pa e kryer plotësisht, përgjysmë; duke e shtyrë për më vonë a për një herë tjetër; pas dore, zvarrë. E la punën doras.

2. Dorazi.