DOZË f.

1. mjek. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut. Dozë e vogël (e madhe). Ia shtoi (ia uli) dozën.

2. edhe fig. libr. Sasi a masë e caktuar e diçkaje; sasi e vogël ose çfarëdo. Në doza të mëdha. Ia tha me një dozë shakaje (ironie, dyshimi).