DREDHËS I m.

1. Punëtori që punon në makinën e dredhjes së fillit, të telit etj.; ai që merret me dredhjen e fillit. Puna e dredhësit.

2. Punëtori që përgatit lidhëset ose gjalma për rrogoza.

3. Vegël e thjeshtë prej dy copash druri të kryqëzuara, që shërben për të tjerrë lesh, pambuk etj., çikrik për të tjerrë; boshti për të tjerrë lesh, drugë. Dredh me dredhës. U mbush dredhësi.

4. Boshti i mullirit të kafesë.

5. Burgjia e llambës ose e furnelës me vajguri. Dredhësi i llambës (i furnelës).

6. Dorezë prej druri, në trajtën e një kryqi, e cila shërben për të ngritur ose për të ulur lugun që ndodhet nën kosh, nga ku kokrrat e drithit bien në gurin e mullirit (kur duam ta bluajmë miellin më të hollë a më të trashë). Ngre (ul) dredhësin.


DREDHËS II m. zool.

Dre mashkull me brirë të degëzuar.


DREDHËS mb.

1. tek. Rrotullues; që rrotullohet rreth boshtit të vet; që shërben për të dredhur fillin, telin etj. Bosht dredhës. Makinë dredhëse.

2. bot. Që ngjitet pas një druri a një bime tjetër duke u përdredhur, kacavarës; dredhak. Bimë dredhëse. Kërcell dredhës.