DREDHI f.

Veprim a trillim dinak e tinëzar që bëhet për të mashtruar a për të joshur dikë, për t'iu shmangur përgjegjësisë, detyrës etj., për t'u bërë bisht qëndrimeve të drejtpërdrejta e të çiltra ose për t'ia arritur me mënyra të tërthorta një qëllimi të caktuar; dinakëri, dhelpëri. Dredhi e hollë. Dredhitë diplomatike. Punon (vepron, flet, pyet, përgjigjet) me (pa) dredhi. Bëri (kurdisi) një dredhi. S'i shkojnë dredhitë.