DREDHUR mb.

1. Që është dredhur duke e rrotulluar rreth vetes disa herë, i përdredhur; kund. i shpërdredhur. Fije e dredhur. Pe i dredhur. Majë e dredhur.

2. Që është bërë fije (për leshin, pambukun etj.). Lesh (pambuk) i dredhur.

3. Që është dredha-dredha; që është valë-valë (për flokët etj.); i përdredhur. Me flokë të dredhur. Me mustaqe të dredhura.

4. Që është mbështjellë si rrotull a si gyp, që është dredhur (për një cigare, fletë letre etj.). Cigare e dredhur.

5. Që është me kthesa e me dredha; gjarpërues, dredhues. Rrugë e dredhur.

6. Që lëviz pak më lart e më poshtë se toni kryesor, që ngrihet e ulet lehtë (për zërin). Fliste (këndonte) me zë të dredhur.


DREDHUR I f.

1. Dredha e rrugës, e lumit etj. Rrugë me të dredhura.

2. gjell. Dredhanik.


DREDHUR II f.

shih DRIDHUR,~A (e) 1.