DREJTËSI f.

1. Të qenët i drejtë; cilësia e atij që është i drejtë; vërtetësi. Drejtësia e vijës marksiste. Drejtësia e një teze. Ka drejtësi. Gjykon (vepron, punon) me drejtësi.

2. shih DREJT/Ë,~A (e) 6. Drejtësia është me ne. Kërkon drejtësi. E ka me drejtësi. Drejtësia fiton.

3. përmb. Tërësia e organeve që mbrojnë rendin juridik në një vend të caktuar; sistemi i institucioneve që merren me dhënien e drejtësisë; veprimtaria e organeve gjyqësore që mbështetet në ligjshmërinë, në të drejtën në fuqi. Organet e drejtësisë. Dora e drejtësisë. libr. organet gjyqësore popullore. Shpata e drejtësisë. libr. ndëshkimi që jepet nga gjykatat popullore për një tradhtar.

4. shih DREJT/Ë,~A (e) 1. Drejtësia socialiste. Drejtësia borgjeze. Ka drejtësi.