DREJTPËRDREJTË mb.

1. Që bëhet, që jepet ose që merret pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; që kryhet nga vetë ai njeri, pa ndërhyrjen a pa ndihmën e të tjerëve; që vjen drejtpërdrejt nga dikush a nga diçka; që bëhet përnjëherësh e jo shkallë-shkallë; kund. i ndërmjetuar. Lidhje e drejtpërdrejtë. Njoftim i drejtpërdrejtë. Të dhëna të drejtpërdrejta. Votim i drejtpërdrejtë. Kontroll i drejtpërdrejtë. Pjesëmarrje e drejtpërdrejtë. Ndihmë e drejtpërdrejtë. Ndikim i drejtpërdrejtë. Pasojë e drejtpërdrejtë. Pasardhës i drejtpërdrejtë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë.

2. Që bëhet a thuhet hapur, sy ndër sy; kund. i tërthortë. Pyetje (përgjigje) e qirosur

  • Kuptimi i drejtpërdrejte (i fjalës) gjuh. kuptimi që lidhet drejtpërdrejt me sendin a me nocionin që shënon fjala e që nuk është i figurshëm; kuptimi i parë e i mirëfilltë i fjalës pa ngjyrimet shprehëse e emocionale plotësuese (p. shpatë e çeliktë ndryshe nga vullnet i çeliktë fig. ose bushtër «femra e qenit» dhe bushtër shar., thjeshtligj. «grua e ligë, e përdalë, bisht tundur, lavire»).