DREJTUES m.

1. Ai që organizon e drejton punën a veprimtarinë e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një organizate etj.; ai që u tregon të tjerëve rrugën për të arritur një qëllim; ai që qëndron në krye të punëve, ai që drejton në një fushë të veprimtarisë; udhëheqës. Drejtues i aftë (i zoti). Drejtues politik (ushtarak, artistik). Drejtuesit e brigadës (e ndërmarrjes, e shtëpisë së kulturës ...). Drejtuesit e pushtetit. Drejtuesi i garave (i ekspeditës, i parakalimit, i kursit).

2. Ai që vë në punë a në lëvizje një makinë, një mekanizëm etj., ai që drejton një makineri, një aparaturë etj.; anëtar i ekuipazhit të një anijeje, të një aeroplani etj. që ndjek lundrimin detar a ajror dhe mban drejtimin. Drejtuesi i anijes (i aeroplanit, i tankut).

3. elektr. Pajisje a aparat që kthen rrymën e ndryshueshme në rrymë të vazhduar.

4. Ai që dërgon në një drejtim të caktuar një letër, një telegram, një shkresë etj., dërgues. Drejtuesi i letrës (i telegramit). Drejtuesi i lutjes (i shkresës).


DREJTUES mb.

1. Që ka të bëjë a që merret me organizimin dhe me drejtimin e punës në një ndërmarrje, institucion etj. ose të veprimtarisë që zhvillohet në një fushë a në vend të caktuar; që shërben, që bëhet a që vlen për të drejtuar, që drejton; udhëheqës. Vend drejtues. Puna drejtuese. Aftësi (forcë) drejtuese. Roli drejtues. Kuadër drejtues. Komiteti (shtabi, organi) drejtues. Qarqet drejtuese.

2. tek. Që shërben për t'i dhënë diçkaje një drejtim të caktuar, që e drejton diçka në një pikë a në një vend të caktuar. Makinë drejtuese. Makara (rrotë) drejtuese. Mekanizëm drejtues.

3. Që shërben për ta bërë të sheshtë diçka. Zdrukth drejtues.

  • Fjali drejtuese gjuh. shih te FJALI,~A.