DRIDHJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes DRIDHEM. Dridhja e tokës nga tërmeti. Dridhja e trupit (e dorës).

2. kryes. Lëvizje të shkurtra e të shpeshta që bën një send kur dridhet. Dridhje e fortë (e madhe, e lehtë, e fuqishme). Dridhje rrethore. Dridhjet e telit të mandolinës. Dridhjet e gjetheve.

3. kryes. shih DRIDHUR,~A (e) 1. Ethe me dridhje. E kapën dridhjet.

4. kryes. Luhatja e dritës; vezullim. Dridhjet e dritës (e yjeve).

5. kryes. Forcimi e dobësimi i zërit dhe lëkundja e lehtë e tij (kur flasim me shqetësim, me frikë etj.). Kuptohej nga dridhjet e zërit.