DRIDHMË f.

1. kryes. Lëvizje të vogla e të shpejta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje, nga një ndjenjë e fortë tronditëse etj.; rrëqethje. E kapën dridhmat. Ka ethe me dridhma. S'i pushojnë dridhmat.

2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe, tmerr. Ndjeu një dridhmë. I shtiu dridhmën. I hyri dridhma.