DRIDHUR mb.

1. Që e kanë zënë të dridhurat a rrëqethjet, që dridhet. Me dorë të dridhur.

2. Që forcohet e dobësohet lehtë (nga shqetësimi, nga frika etj.), që dridhet (për zërin). Me zë të dridhur.

  • Me dorë të dridhur

a) duke nguruar, pa qenë i vendosur;

b) i lëkundur; me gjysmë zemre, jo me gjithë zemër. Me zemër të dridhur

a) i pikëlluar a i lënduar thellë, shumë i tronditur, me hidhërim të madh;

b) me frikë të madhe, tërë ankth.


DRIDHUR f.

1. kryes. Lëvizje të vogla e të shpeshta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje etj., dridhmë. Të dridhura të forta. Ka të dridhura. E zunë (i hynë, e kapën) të dridhurat. Ndjeu një të dridhur në zemër. I shkoi (i kaloi) një e dridhur.

2. kryes. shih DRIDHJ/E,~A 2,4,5.