DRITHËROJ jokal.

1. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithëronte nga ethet.

2. fig. shih DRITHËROHEM 2. Drithëron për djalin. Drithëronin për bukë (për kafshatën e gojës). I drithëron zemra (shpirti).

3. kal. fig. E shqetësoj shumë dikë, e fut në merak të madh; i fut dikujt frikë të madhe, i shtie dridhmat; bëj që të ndiejë një dhembje të thellë, e përmalloj; e bëj që të vuajë, e mundoj. Krisma i drithëroi fëmijët. E drithëron malli (kujtimi) për të. E drithëronte ai mendim.