DRITHËRUES mb.

1. Që të fut dridhmat, që të bën të dridhesh, që të rrëqeth (për të ftohtët, për një sëmundje etj.). Erë drithëruese. Natë drithëruese.

2. fig. Që bën të të dridhet zemra, që të drithëron. Ndjeu një valë drithëruese në trap.