DUALIZËM m.

1. filoz. Doktrinë filozofike, e cila pohon se gjoja bota e të gjitha dukuritë e kanë burimin e tyre te dy baza fillestare të pavarura, që mohojnë njëra-tjetrën (te materia e ideja, te qenia e ndërgjegjja) dhe përpiqet të pajtojë kështu materializmin me idealizmin; kuptimi i botës sipas kësaj filozofie; kund. monizëm.

2. libr. Qenia e dy gjërave, e dy cilësive a e dy anëve të ndryshme, që bien ndesh njëra me tjetrën ose kundërshtojnë njëra-tjetrën. Dualizëm i papajtueshëm. Dualizmi i një personazhi (i një figure artistike).

3. fet. Besimi se ekzistojnë dy baza fillestare - e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, trupi dhe shpirti, tokësorja dhe qiellorja.

4. hist. Sistem borgjez i qeverisjes në shtetet shumëkombëshe, ku klasat shfrytëzuese të dy kombeve më të mëdha e të privilegjuara bashkohen nën pushtetin e një monarku të vetëm e veprojnë në mënyrë mjaft të pavarur për të shtypur më lehtë kombësitë e tjera dhe të gjitha masat punonjëse. Dualizëm monarkik. Dualizmi austro-hungarez.