DUARTROKITJE f.

Përplasje e duarve për të shprehur miratim, gëzim etj. për diçka ose për të përshëndetur a për të përgëzuar dikë. Duartrokitje të fuqishme. Shpërthyen duartrokitje. E pritën (e përshëndetën) me duartrokitje e me brohoritje. Shumë duartrokitje për këngëtarin. Një duartrokitje për të gjithë. Meriton një duartrokitje.