DYANSHËM mb.

1. Që ka dy anë, që është me dy anë. Koritë e dyanshme.

2. Që zhvillohet në të dyja anët a në të dyja drejtimet, që bëhet nga të dyja anët; që bëhet herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër. Lëvizje e dyanshme. Proces i dyanshëm. Përcëllim i dyanshëm i pëlhurës. Krehje e dyanshme e bezes.

3. Që është i njëjtë e i përbashkët për dy sende, për dy dukuri, për dy njerëz ose për dy palë; që bëhet prej të dyja palëve; që ndodh ose që bëhet ndërmjet dy anëve shkëmbyerazi; që ka lidhje të ndërsjellë me diçka tjetër; i ndërsjellë, reciprok. Ndikim i dyanshëm. Lidhje (vartësi) e dyanshme. Mirëkuptim i dyanshëm. Veprim (bashkëveprim) i dyanshëm. Zbritje (sulme) e kundërzbritje (kundërsulme) të dyanshme. sport.

4. Që kryhet nga dy njerëz a nga dy palë; që lidhet me dy njerëz ose me dy grupe njerëzish, që u vë detyrime a u jep të drejta të caktuara të dyja palëve; dypalësh. Përfitim (dëm) i dyanshëm. Dobi (leverdi) e dyanshme. Marrëveshje e dyanshme. Bisedime të dyanshme. Detyrime të dyanshme. Përpjekje të dy anshme.

5. Që e vështron diçka nga të dyja anët, që merr parasysh të dyja anët e diçkaje. Vlerësim i dyanshëm. Në mënyrë të dyanshme.

6. Që anon herë nga njëra anë herë nga ana tjetër, që nuk është i vendosur e i paanshëm; i lëkundur. Qëndrim i dyanshëm.