DYFISHOJ kal.

1. E bëj diçka edhe një herë më të madh se ç'është; e bëj dy herë më të madhe se diçka tjetër që merret si bazë, e rrit dyfish. Dyfishoi prodhimin. Dyfishoi planin. Dyfishon numrin.

2. Shtoj a rrit shumë diçka. Dyfishoi kujdesin (përpjekjet). Organizimi ua dyfishoi forcat.