DYLLOS kal.

1. E vesh diçka me një shtresë të hollë dylli; e fërkoj a e lyej me dyllë. Dyllos spangon (litarin). Dyllos dyshemenë (parketin). Dyllos pëlhurën (kadifenë).

2. Vulos diçka me dyllë; e zë mirë me dyllë që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë, të mos hapet etj. Dyllos zarfin (pakon). Dyllos derën (dollapin, kasafortën). Dyllos shishet.