DYLLOSUR mb.

1. Që është veshur me një shtresë të hollë dylli; i fërkuar a i lyer me dyllë. Spango e dyllosur. Dysheme e dyllosur. Pëlhurë e dyllosur. Letër e dyllosur.

2. Që është vulosur me dyllë; që është mbyllur mirë me dyllë. Zarf i dyllosur. Shishe të dyllosura.