DYNDEM vetv.

1. zakon. veta III. Lëkundet fort, tundet që nga themelet. U dyndën shtëpitë. U dyndën malet. Dyndet deti nga dallgët.

2. kryes. Shpërngulemi shumë veta nga vendi ku banojmë dhe shkojmë e ngulemi në një vend tjetër, shkulemi me shumicë nga vendi ku jemi e shkojmë diku; vërshojmë me shumicë drejt një vendi. U dyndën nga fshati (nga malet). U dyndën drejt fushës. U dynd një popull i tërë. U dyndën hordhitë osmane.

3. vet. veta III. Vjen me shumicë e me vrull, lëviz me shpejtësi në një drejtim (për retë, mjegullën etj.). U dyndën retë. U dynd mjegulla (pluhuri).

4. bised. Luaj, lëviz nga vendi ku rri, shkulem. Nuk dyndet nga vendi.

5. vet. veta III fig. Vijnë menjëherë njëri pas tjetrit, shfaqen me shumicë (për mendimet), vërshojnë. I dyndeshin mendimet pa pushim.

6. Pës. e DYND.