DYSH m.

1. Shifra dy (2); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkroi dyshin. Mblodhi dy dysha. Hoqi dyshin nga pesa.

2. Send a njeri që shënohet me shifrën dy. Dysh spathi (në lojën me letra). Dyshi luajti mirë. sport. Vë dyshin (në domino).

3. vjet. Nota 2, që ishte nota pakaluese në sistemin e vlerësimit të dijeve me pesë nota në shkollë. Nuk ka marrë asnjëherë dysh.

4. vjet. Monedhë e vjetër turke që kishte vlerë të barabartë me dy pare.

  • Është (mbeti) pa një dysh (në xhep) s'ka asnjë lek, mbeti fare pa para. S'bën (s'vlen) asnjë dysh nuk vlen fare, s'ka asnjë vlerë.


DYSH mb. bised.

1. Që përbëhet nga dy pjesë a njësi, që është një e tërë me dy pjesë ose me dy njësi; çift. Tel dysh tel me dy fije. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Gjilpërë dyshe. Koritë dyshe. Strofë dyshe. let. strofë me dy vargje, dyvargësh.

2. Që ka përmasa ose vlerë prej dy njësish; që nxë dy njësi të caktuara; që është për dy veta. Dërrasë dyshe dërrasë e trashë dy centimetra. Xham dysh xham i trashë dy milimetra. Gozhdë dyshe gozhdë e gjatë dy centimetra. Xhezve dyshe xhezve për dy filxhanë kafe. Krevat dysh. Barkë dyshe.

3. Që bëhet a luhet nga dy veta; që bëhet ndërmjet dy vetave. Valle dyshe. Ushtrime dyshe. Pasime dyshe. sport.


DYSH ndajf.

1. Në dy pjesë, përgjysmë. E ndau (e preu) (më) dysh. U ça (u këput) (më) dysh.

2. Duke vënë së bashku a njëra mbi tjetrën dy fije, dy pjesë etj.; dy herë. Palos (më) dysh letrën (stofin...). E bëri (më) dysh fillin.

3. Me dy mendje, në mëdyshje, mëdyshas (e shoqëruar me parafjalën më). Jam (qëndroj, mbetem) më dysh. E kam më dysh.

  • Është thyer (është këputur) më dysh

a) është përkulur shumë; është kërrusur nga pleqëria, nga sëmundjet etj.;

b) është lodhur shumë nga një punë e rëndë që bëhet zakonisht duke e përkulur trupin. S'ia bën fjalën dysh dikujt shih te BËJ. S'e bën dysh (dy) fjalën (e dhënë) e mban fjalën. E ndau punën dysh e zgjidhi një punë, një çështje në mënyrë të qartë e të prerë. E ndan (e çan) qimen (më) dysh (katërsh) shih te QIM/E,~JA. Më ndahet zemra dysh shih te ZEM/ËR,~RA.