EDUKOJ kal.

1. Ndikoj me një punë të vetëdijshme, sistematike e të pandërprerë për formimin e zhvillimin e përgjithshëm e të veçantë të një njeriu a të një grupi njerëzish, për mënyrën e të menduarit, për ndjenjat e tyre etj.; i jap edukatë dikujt; kund. çedukoj. Edukon të rinjtë. Edukon klasën punëtore. E edukoj politikisht (moralisht, fizikisht, ushtarakisht). E edukoj me ndjenjën e atdhedashurisë (me frymën revolucionare). Edukoj dikë me shprehitë e punës.

2. E mësoj dikë si të sillet në familje e në shoqëri; kund. çedukoj. I edukoj fëmijët që në vogëli.