eksperiment
EKSPERIMENT m.
Prove që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore, për të njohur dhe për të studiuar ligjet e proceset e zhvillimit të dukurive të ndryshme në kushte natyrore ose në laborator; provë që bëhet për të kontrolluar a për të vërtetuar diçka. Eksperiment shkencor. Eksperiment kimik (fizik). Eksperiment i vështirë. Bëj një eksperiment. Përsërit eksperimentin.