ELEMENTAR mb.

1. spec. Që përmban një element, që përbëhet prej një elementi, i thjeshtë. Grimcë elementare. Trap elementar.

2. Që ka të bëjë me njohuritë e para, me fillimet a me bazat e një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj. fillestar. Aritmetika (gjeometria) elementare. Njohuritë elementare. Nocionet elementare. Rregullat elementare.

3. fig. Që kuptohet lehtë, që kapet pa vështirësi, i thjeshtë. Punë (gjë) elementare. Çështje elementare.

4. Që është shumë i nevojshëm, që është i domosdoshëm për diçka. Kërkesë elementare. Nevojat (kushtet) elementare. Liritë (të drejtat) elementare.