EMULACION m.

Metodë pune dhe veprimi në socializëm, e cila synon zhvillimin e përgjithshëm nëpërmjet përhapjes së përvojës së më të mirëve, që nxit iniciativën e guximshme, vetëveprimin dhe shpirtin krijues të masave të gjera punonjëse. Emulacioni socialist. Forca (fryma, vala) e emulacionit. Zhvillimi (gjallërimi) i emulacionit. Tabela e emulacionit. Qendër emulacioni. Këndi i emulacionit. Nxit emulacionin. Shpërthen emulacioni.