ETRUSK m. kryes.

Pjesëtar i një popullsie të vjetër që banonte në Etrurinë e hershme (në Toskanën e sotme të Italisë). Kultura (gjuha) e etruskëve.

ETRUSK mb. hist.

Që ka të bëjë me etruskët, që u përket etruskëve, i etruskeve; që është krijuar nga etruskët. Kultura (gjuha) etruske. Shkrimi etrusk. Mbishkrimet etruske. Varre (monumente) etruske.