FABRIKOJ kal.

1. Nxjerr prodhime të gatshme ose gjysmë të gatshme, duke përpunuar lëndë të parë në fabrikë, prodhoj në fabrikë. Fabrikojnë këpucë. Fabrikojnë armë.

2. bised. mospërf. Krijoj a bëj diçka shpejt e shpejt dhe me shumicë, por me cilësi të dobët. Fabrikonte drama.

3. fig. keq. Krijoj e përhap vazhdimisht diçka të paqenë, sajoj diçka që s'është e vërtetë; shpif, trilloj. Fabrikonte gënjeshtra (shpifje).