FANTASTIK mb. libr.

1. Që është në përfytyrimin e njeriut, që ekziston vetëm në imagjinatën e njeriut; që s'ta kap dot mendja, që të duket jo i vërtetë, por që mund të ndodhë në të ardhmen; që mbështetet në imagjinatën krijuese. Ëndërr fantastike. Roman (tregim) fantastik. Plane fantastike.

2. Që është pjellë e fantazisë, i trilluar; që nuk mund të jetë i vërtetë, që nuk mund të ndodhë; i pabesueshëm. Ngjarje fantastike.

3. Që të mahnit me pamjen, me cilësitë a me tiparet e tij; që ka veti të jashtëzakonshme; i mrekullueshëm, përrallor. Vend fantastik. Bukuri fantastike. Shpejtësi fantastike.