FARASHË f.

1. Kuti prej druri a prej teneqeje, me grykë të hapur e me fund të ngushtë, që shërben për të mbledhur të fshirat. Farashë për plehrat (për lëmishtet).

2. Kuti e ngushtë prej druri, me grykë të hapur, që varet në mur e shërben për të mbajtur lugët, kripën etj.

3. vjet. Këllëf ku viheshin shigjetat. Farashat e shigjetave.