FARFURI f.

1. Qeramikë me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim, që përgatitet duke përzier një lloj deltine shumë të mirë me lëndë të tjera minerale (kuarc etj.), që i qëndron temperaturës së lartë, nuk përshkohet nga uji dhe përdoret për të bërë enë e sende të tjera; porcelan. Pjatë (filxhanë) farfurie. Ndrit (shkëlqen) si farfuri.

2. kryes. Enë ose sende të tjera që bëhen prej kësaj lënde.

3. përd. mb. Që është i bardhë e i shkëlqyeshëm, që të merr sytë. E ka gushën farfuri.

  • E bëj farfuri diçka e pastroj dhe e bëj që të shkëlqejë.