FARISHTE f.

1. Lehe me dhe të imët e me pleh, e punuar mirë, ku mbillen fara për të marrë fidanë bimësh a pemësh frutore; lehe e veçantë ku mbillen fidanë perimesh për farë; farishtore. Farishtë e nxehtë (e ngrohtë, e ftohtë). Farishtë duhani (qepësh, preshi, lakre). Farishta e orizit. Farishtë pemësh. Farishta e kooperativës. Mbjell në farishtë. Shkul nga farishta.

2. vet. Farërat që mbillen në lehe për të marrë fidanë perimesh, pemësh a bimësh të tjera; fidanët e perimeve a të bimëve të tjera që shkulen nga lehja dhe mbillen në arë, rasat. Farishtet e qepës (e duhanit). Mbjell (ujit) farishtet. Shkul farishtet.

3. Hauz a rezervuar për të rritur rasatin e peshkut.

4. Rabushi i qepës, ngallicë.