FASHIST m.

Anëtar i një organizate fashiste; ndjekës e përkrahës i fashizmit. Fashistët gjakatarë. Fashistët e rinj. Fashist me damkë. Krimet e fashistëve. Lufta kundër fashistëve. I dëbuam fashistët.


FASHIST mb.

1. Që ka të bëjë me fashizmin ose me fashistët, i fashizmit ose i fashistëve; që mbështetet në fashizëm; që mbron, përkrah e propagandon fashizmin. Diktaturë (qeveri) fashiste. Regjim fashist. Ideologjia fashiste. Organizatë fashiste. Pushtuesit fashistë. Robëria fashiste. Agresioni fashist.

2. Që sillet e vepron si fashist; që është karakteristik për fashizmin ose për fashistët, prej fashisti. ushtri fashiste. Frymë fashiste. Puç fashist. Terror fashist. Metoda fashiste.