FOLËS m.

1. Ai që flet për diçka në një mbledhje të gjerë, ai që mban një fjalim ose që bën një diskutim.

2. Ai që jep lajmet a programet në radio ose në televizion, spiker. Folësit e radios. Zëri i folësit.


FOLËS mb.

1. Që ka të bëjë me të folurit, që lidhet me shqiptimin e tingujve. Aparati folës.

2. Që riprodhon fjalët e njeriut të regjistruara me parë, që ka zë, me zë. Film folës.

3. gjeogr. Që tregon diçka me anë të shenjave e të shkronjave, që i ka të shënuar emrat gjeografikë; kund. memec. Hartë folëse.

  • Gazetë folëse shih te GAZET/Ë,~A.