GËLON jokal.

1. Del menjëherë a vërshon një shumicë e madhe njerëzish ose kafshësh, që mblidhen diku dhe lëvizin shpejt, në mënyrë të çrregullt e plot zhurmë.

2. Mbin a çel përnjëherë, shpërthen (për bimët, lulet). Gëlon bari. Gëlojnë lulet (gjethet).

3. Shpërthen me fuqi dhe përhapet menjëherë; vërshon. Gëlon uji. I gëloi gjaku në fytyrë.

4. Zien, gumëzhin nga një shumicë e madhe njerëzish a kafshësh etj. Gëlojnë rrugët. Gëlon sheshi ( qyteti).

5. Digjet me vrull duke bërë një zhurmë të mbytur e të vazhdueshme, brambullon. Gëlonte zjarri.

6. fig. Ka gjallëri të madhe, zien, vlon. Gëlon jeta.

7. kryes. fig. Vijnë menjëherë së bashku e me vrull (për mendimet, për ndjenjat); i vlojnë; i ziejnë. I gëlonin mendimet (ndjenjat).