GORRICË f.

1. bot. Dardhë e egër me degë të shkurtra e me gjemba, që bën kokrra të vogla e të forta, të cilat zbuten e ëmbëltohen kur piqen ose kur rrinë në kashtë; fryti i kësaj peme. Gorrica të ziera. Shartojnë gorricat.

2. vet. fig. Fjalë të kota, pallavra, broçkulla, gjepura. Flet (thotë) gorrica. Shet gorrica. Gorrica fice (pikla) fjalë pa vlerë, fjalë boshe, gjepura.

3. përd. mb. fig. bised. I papjekur, axhami.

  • U bë gorricë u mblodh si grusht (nga frika, nga një sëmundje etj.). Më doli gorricë diçka s'më vajti mbarë puna. Nuk i ha ato gorrica (vadhëza, kumbulla) shih te HA. Iu bë buka gorricë (gjemb) shih te GJEMB,~I Derisa të bëhen gorricat cucka shih te CUCK/Ë,~A.