hënë f.

  • 1. edhe astr. Trup qiellor që rrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku (drapri) i hënës. Ulja në Hënë. Zënia e Hënës. Eklipsi i Hënës. Natë pa hënë. Me hënë poshtë kur hëna është duke u zvogëluar. Me hënë përpjetë kur hëna vjen duke u rritur. Doli hëna. Hahet (zvogëlohet) hëna. Mbushet hëna. Rihet hëna del hëna e re.
  • 2. vjet. Muaj i llogaritur sipas ciklit të Hënës (rreth 28 ditë). Hëna e janarit. Është në hënë të fëmijës është në muajin e fundit të shtatzënësisë.
  • Ka rënë nga hëna iron. është i rrallë, s'ia gjen shokun në tokë (për të qesëndisur me dikë). Një herë në hënë shumë rrallë, rrallë e për mall. Me hënë (me hënëz) të mirë në gjendje shpirtërore të mirë. Kërkon hënën ka shumë teka, kërkon edhe të pamundurën. Leh në hënë bën zhurmë kot për diçka, sepse askush s'ia vë veshin as s'ia ka frikën. Lehin si qentë në hënë (në hënëz) keq. shih te HËNËZ, ~A. Njeri me hënë (me hënëz) njeri që gjendet shpirtërisht herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsye të dukshme; ai që nuk vepron përherë njëlloj e drejt, njeri që është me orë, ai që vepron si të ndodhet; njeri me shumë teka. Janë parë me hënë të keqe janë parë hënajashtë. Janë parë me hënë pisk janë parë hënajashtë. E shikon (e vështron) si ujku hënën shih tek UJK,~U I. E ka bërë lëmë me lëmë e hënë me hënë shih te LËM/Ë,~I. Puna e hënës euf. sëmundja e tokës, epilepsia. Sëmundja (lëngata) e hënës mjek. sëmundja e tokës, epilepsia.

HËNË f.

  • Dita e parë e javës, që vjen pas së dielës. Dita e hënë. Të hënën e kaluar. Të hënën që vjen. Të hënën pasdreke. Të hënë për të hënë. Çdo të hënë.