Hape menynë kryesore

HËNËZ f.

  • 1. zvog. e përk. e HËN/Ë,~A. Drita e hënëzës.
  • 2. edhe ~A, ~AT zool. Peshk i madh me trup të shtypur e me bark të bardhë, që jeton zakonisht në thellësi të detit dhe ushqehet me peshq të tjerë të vegjël.
  • 3. fig. mospërf. Ai që vepron verbërisht si i thonë të tjerët, hija e dikujt. Ka qenë hënëza e tij.
  • 4. Diçka në trajtë të lakuar; pjesë e ndarë prej diçkaje në trajtën e hënës. Hënëza e derës qemeri, harku i derës. Hënëz bukë copë e ndarë prej anës së një buke të rrumbullakët, vetull buke. Hënëza e makinës qepëse pjesë e makinës qepëse, që mban drugën.
  • Në hënëz thjeshtligj. kot më kot, në tym (për dikë që flet për diçka pa ditur asgjë). Doli në hënëz doli i humbur në diçka; mbeti fare pa gjë, doli në diell. Një herë në hënëz një herë në hënë. Me hënëz (me hënë) të mirë shih te HËN/Ë,~A. Njeri me hënëz (me hënë) shih te HËN/Ë,~A. Lehin si qentë në hënëz (në hënë) keq. thërrasin shumë, bërtasin me të madhe.